Connect with us

Tahiri nuk ishte në Gjermani tek i ati, dalin provat e gënjeshtrës së ish-ministrit

Video

Tahiri nuk ishte në Gjermani tek i ati, dalin provat e gënjeshtrës së ish-ministrit

Tahiri nuk ishte në Gjermani tek i ati, dalin provat e gënjeshtrës së ish-ministritA. Shehaj

Lajme

Largimi disa ditor i ish-ministrit Saimir Tahiri jashtë Shqipërisë, më konkretisht në Gjermani, u morr vesh menjëherë, ndërsa arsyeja e këtij largimi ngeli mister për pak kohë në media, deri sa u dha një arsye.

Fillimisht, avokati i tij mbrojtës, Maks Haxhia u shpreh se nuk ishte në dijeni të këtij largimi të klientit të tij, ndërsa më pas u mësua se Tahiri ishte larguar drejt Gjermanisë për shkak se i ati, Bashkim Tahiri, do të kryente një operacion delikat në këtë vend.

Mirëpo, të dhëna të tjera dalin në dritë sëfundmi. Bazuar në disa dokumente të publikuara nga Lapsi.al, të cilat tregojnë të dhëna të sistemit TIMS, Bashkim Tahiri, i ati i Saimirit, doli jashtë Shqipërisë në fund të muajit tetor, në datën 29 dhe u kthye në fillim të nëntorit, në datën 3.

Ndërkohë, udhëtimi tre-ditor i Saimir Tahirit është bërë dy javë më pas, në një periudhë kohe që nuk ka asnjë lidhje me ndërhyrjen kirurgjikale të babait të tij.

Një tjetër detaj nga udhëtimi është se në rrugën drejt Gjermanisë, Tahiri shoqërohej me një ish-vartës të tij në Ministrinë e Brendshme.

Çfarë ndodhi gjatë atij udhëtimi të ish-ministrit dhe pse u justifikua me sëmundjen e të atit?

JOQ.al

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Video

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top