Connect with us

Tahiri pas dëshmisë në prokurori: Dua hetim për t’i shkuar të vërtetës deri në fund, jo debat politik

Kuriozitete

Tahiri pas dëshmisë në prokurori: Dua hetim për t’i shkuar të vërtetës deri në fund, jo debat politik

Tahiri pas dëshmisë në prokurori: Dua hetim për t’i shkuar të vërtetës deri në fund, jo debat politik

Ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri, ka dalë nga Prokuroria e Krimeve të Rënda, ku është marrë në pyetje nga prokurorët lidhur me akuzat ndaj tij për trafik droge.

Pas daljes nga Prokuroria Tahiri, tha se kishte shkuar aty me dëshirën e tij, ndërsa nuk dha asnjë detaj lidhur me provat që janë paraqitur ndaj tij.

“Dua ti falenderoj prokurorët që morën parasysh kërkesën time për të pasur një hetim sa më të shpejt. Me kërkesën time u paraqita për të dhënë shpjegimet e mia, dhe për të shprehur gatishmërinë sot e kurdoherë për ti shkuar të vërtetës deri në fund.

Unë nuk kam ndërmend ta bëj betejën time për drejtësi para jush, apo ta kthej në një histori debati politik. Debati politik duhet të mbyllet, unë betejën e kam me drejtësinë.

Do ju kërkoja që atë që bëra me prokurorët brenda të mos e bëj dhe këtu. Të jeni të bindur se jam tërësisht i disponueshëm për çdo pyetje dhe për çdo hetim”, tha Tahiri.

Tahiri i është përgjigjur pozitivisht kërkesës së Prokurorisë për tu paraqitur për të dëshmuar. Në orën 14:00 të ditës së sotme ai është parë në ambientet e Prokurorisë për Krime të Rënda, ku edhe ka dëshmuar në lidhje me dosjen “Habilaj”.

Deputeti socialist është marrë në pyetje në prani edhe të dy avokatëve të tij Artan Hajdari dhe Maks Haxhia. Kërkesa që Tahiri të paraqitet u bë një ditë pas kontrollit që iu bë në banesën e tij. Kërkesa është firmosur ditën e djeshme nga Prokurori Besmir Hajdarmataj. /b.l/noa.al/

www.noa.al – Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA, pjesë e NOA-InfoMedia. Viti i njëmbëdhjetë i transmetimit.
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2007-2017 Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA.

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Kuriozitete

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top