Connect with us

Takimi i Ramës me Policinë, LSI: Shteti përballë grupit të strukturuar kriminal

Kuriozitete

Takimi i Ramës me Policinë, LSI: Shteti përballë grupit të strukturuar kriminal

Takimi i Ramës me Policinë, LSI: Shteti përballë grupit të strukturuar kriminal

Duke marrë shkas nga takimi që zhvilloi kryeministri Edi Rama me krerët e Policisë së Shtetit, por edhe nga mbrojtja e një dite më parë e ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri, i cili akuzohet nga Prokuroria e Krimeve të Rënda si person i përfshirë në narkotrafikun ndërkombëtar, Lëvizja Socialiste për Integrim lëshon një sërë akuzash të forta ndaj mazhorancës.

Reagimi i ashpër vjen nga nënkryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim Luan Rama, i cili përmes faqes së tij zyrtare në rrjetin social “Facebook”, e shikon këtë takim me Policinë e Shtetit si Shteti përballë grupit të strukturuar kriminal.

“Shteti përballë grupit të strukturuar kriminal. Ligji përballë krimit të organizuar! Kuvendi përballë provës: në anën e ligjit apo me krimin e organizuar; në mbrojtje të shtetit apo në shërbim të grupit të strukturuar kriminal; për reformën nē drejtësi apo për pandëshkueshmërinë?…”, shkruan Luan Rama.

Kryeministri Edi Rama, në takimin me drejtuesit e policisë në Ministrinë e Brendshme, theksoi se “furtuna në kazanin e politikës dhe të mediave ngrihet mbi kokat e punonjësve të policisë”.

Kryeministri i konsideroi akuza kazani politiko-mediatik sulmet ndaj policisë, ndërsa pranoi se situata nga kanabisi ishte më e rënda vitin e kaluar. Rama tha se është dyfishuar numri i grupeve kriminale të shkatërruara krahasuar me vitin 2013, ndërsa paralajmëroi se të gjithë punonjësit e policisë që kanë pasuri të pajustifikuara nga paga e tyre nuk do të shpëtojnë.

Ndërsa ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj, deklaroi se “vetting-u në polici synon të nxjerrë në pah të gjithë ata persona me integritet që shërbejnë në Policinë e Shtetit”. Xhafaj shtoi se ambicia e tij e vetme është një Shqipëri pa kanabis dhe pa krim. /b.l/noa.al/

www.noa.al – Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA, pjesë e NOA-InfoMedia. Viti i njëmbëdhjetë i transmetimit.
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2007-2017 Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA.

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Kuriozitete

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top