Shfaqja e qimeve të padëshiruara në pjesën e sipërme të buzëve apo në zonë e mjekrës janë një problem që shumë gra duan ta heqin qafe. Ata përdorin metoda të ndryshme si zbardhja e qimeve, heqjen e tyre me brisqe, depilim me kremra, dyllë, lazer, etj.

Por depilimi është i dhimbshëm, brisqet mund të shkaktojnë djegie të lëkurës, trajtimi me lazer është i shtrenjtë dhe zbardhuesit kimikë apo kremrat janë të dëmshëm për lëkurën. Kështu, ju duhet të përdorni vetëm metoda natyrale që nuk kanë kosto të lartë dhe për më tepër e bëjnë lëkurën tuaj të butë.

Përbërsit:
2 lugë gjelle bollgur pluhur
1 lugë gjelle pure banane

Përgatitja dhe përdorimi:
Shtoni bollgurin dhe purenë e bananes në një tas të vogël. Përziejini mirë derisa të bëni një lloj paste homogjene. Aplikojeni përzierjen në zonat ku keni qime duke e masazhuar ngadalë.
Lëvizini gishtat në drejtim të kundërt të qimeve për 10 minuta. Më pas lajeni fytyrën me ujë të ngrohtë. Nëse e përdorni këtë trajtim 2 herë në javë, do të shihni që qimet e fytyrës do të reduktohen ndjeshëm, derisa të zhduken plotësisht.