Connect with us

Të shtëna me armë zjarri në mes të qytetit, policia blindon Laçin

Video

Të shtëna me armë zjarri në mes të qytetit, policia blindon Laçin

Të shtëna me armë zjarri në mes të qytetit, policia blindon LaçinF. Gjoni

Lajme

Policia e Kurbinit ka blinduar Laçin mbrëmjen e sotme pas të shtënave me armë zjarri nga një person me inicialet Z. Ll., Burime nga policia bëjnë me dije se shtetasi P. K., 39 vjeç, ka bërë kallëzim në Komisariatin e Policisë Kurbin duke thënë se ka pasur një konflikt me shtetasin Z. Ll., 33 vjeç, para makinave të tyre në Laç.

Më pas shtetasi P. K., është larguar për në shtëpi dhe tek hyrja e pallatit ka dëgjuar të shtëna me armë zjarri ku pretendon dhe dyshohet se shtetasi Z. Ll., ka gjuajtur në ajër.

Në vendngjarje është gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e proves materiale një gëzhojë .

Grupi hetimor në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Kurbin ndodhen në vendngjarje për hetime të mëtejshme të sqarimit të rrethanave të ngjarjes, ndërsa po vazhdon puna për kapjen e shtetasit Z. Ll., për hetime të mëtejshme.

policia-arrestim-naten-1

Foto ilustruese

JOQ.al

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Video

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top