Connect with us

Tenderi i çuditshëm i SHISH: Të blejmë lule “gjize” e “gojujku” në vazo njëpërdorimshme

Video

Tenderi i çuditshëm i SHISH: Të blejmë lule “gjize” e “gojujku” në vazo njëpërdorimshme

Tenderi i çuditshëm i SHISH: Të blejmë lule "gjize" e "gojujku" në vazo njëpërdorimshmeA. Shehaj

Lajme

Shërbimi Informativ Shtetëror është vënë në qendër të vëmendjes kohët e fundit, pas dorëheqjes së kreut të këtij institucioni, Visho Ajazit. Në vendin e tij, kryeministri Rama emëroi zëvendësuesin e Ajazit, Helidon Bendon, por ky i fundit nuk është dekretuar ende nga presidenti eta.

Megjithatë, edhe pse i padekretuar, Bendo ka nisur tenderimet. Nuk bëhet fjalë për blerjen e ndonjë pajisjeje të rëndësishme përgjimi, apo telekomunikacioni, por për lule.

Me sa duket edhe SHISH po mëson nga Lali Leku apo Edi Rama, e po i kushton rëndësi fasadës, duke ulur ndoshta cilësinë e punës.

Kështu, TPZ ka siguruar dokumentet e një tenderi të SHISH. Në dokumente përcaktohet se SHISH do të zhvillojë procedurën e prokurimit me vlerë të vogël me fond limit prej 34 450 lekë, pa TVSH, me objekt “blerje lule stinore”. SHISH kërkon 400 lule “vjollca”, 150 lule “Misiri”, 90 lule “gojë ujku” dhe 49 lule “gjize”. Nga emri i luleve, duken të tmerrshme, por në fakt janë tepër të veçanta.

Sipas Shërbimit, lule “vjollca” duhet të jetë e shkurtër, të vendosura në vazo plastike një përdorimshe, me gjatësi të kërcellit 10 cm, me ngjyra të ndryshme dhe të çelura.

Lule“Misiri” duhet të jenë të shkurtëra në vazo plastike një përdorimshe, me gjatësi të kërcellit 10-15 cm, me ngjyra të ndryshme dhe të çelura.

Ndërkohë, lule “gojë ujku” duhet të jenë të shkurtra në vazo plastike një përdorimshe me gjatësi të kërcellit 10-15 cm, me ngjyra të ndryshme dhe të çelura. Lulet e “gjizës” duhet të jenë të shkurtra në vazo plastike një përdorimshe, me gjatësi të kërcellit 10-15 cm, dhe të çelura.

Mësohet se lulet do të blihen 5 ditë nga bërja e tenderit, ndërsa dokumenti mban emrin e Helidon Bendos. Mesa duket, godina e SHISH që më tepër simbolizon misterin dhe frikën, tashmë ka vendosur të “zbutet” me disa lule të rralla.

JOQ.al

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Video

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top