Connect with us

Terapi e gabuar për 10 vite me radhë, modelja 26-vjeçare kalon në menopauzë

Kuriozitete

Terapi e gabuar për 10 vite me radhë, modelja 26-vjeçare kalon në menopauzë

Terapi e gabuar për 10 vite me radhë, modelja 26-vjeçare kalon në menopauzë

Për dhjetë vite me radhë mjekët e diagnostikuan me sindromën e aparatit tretës të irrituar, por në të vërtetë vuante nga endometrioza.

Rezultati është që 26-vjeçarja tashmë po kalon në menopauzë të parakohshme, për shkak të terapive të gabuar.

Është kjo ajo që i ka ndodhur një modeleje angleze 26-vjeçare, me emrin Carla Cressy.

Qysh kur ishte 14 vjeçe ajo ankohej për dhimbje barku, të cilat nuk u diagnostikuan në mënyrë korrekte. Endomettrioza mund të trajtohet me disa ilaçe që reduktojnë sasinë e hormoneve estrogjene të prodhuara në trup, por që tek e reja mund të shkaktojë simptoma të ngjashme me menopauzën, si nxehtësi të papritur, djersitje, të përziera etj., pikërisht siç po i ndodh.

“Është një makth”, komenton vajza, e cila u detyrua të braktisë karrierën si modele, për shkak të sëmundjes.

E reja ju është nënshtruar tre ndërhyrjeve kirurgjikale për të trajtuare endometriozën, e cila tashmë po përhapet nëpër organe.

Cressy nuk kishte dëgjuar kurrë për këtë sëmundje, deri kur u diagnostikua prej saj në gradën më të avancuar, të nivelit 4.

“Nëse do isha diagnostikuar më herët, sëmundja do ishte më pak e rëndë dhe unë nuk do kaloja në menopauzë të hershme”, shprehet e reja, e cila eksperiencën e saj donte ta ndante me publikun.

Ajo ka nisur një peticion për të pasur më shumë informacione në shkolla për vajzat me moshë 14 deri në 18 vjeçe. /a.y/noa.al

www.noa.al – Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA, pjesë e NOA-InfoMedia. Viti i njëmbëdhjetë i transmetimit.
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2007-2017 Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA.

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Kuriozitete

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top