Connect with us

Thotë se është kthyer pas në kohë nga viti 2030, paralajmëron botën me këtë video

Video

Thotë se është kthyer pas në kohë nga viti 2030, paralajmëron botën me këtë video

Thotë se është kthyer pas në kohë nga viti 2030, paralajmëron botën me këtë videoS. Shtjefni

Kuriozitete

Kohët e fundit ka pasur shumë raste të atyre që deklarojnë se kanë udhëtuar në kohë dhe se vijnë nga e ardhmja, por shume njërëz janë skeptikë dhe nuk u besojnë. Të shumtë janë edhe ata që u besojnë këtyre deklaratave.

Jeni besues apo skeptikë, ky rast që do dëgjoni do t'ju bëjë të lëkundeni paksa. Bëhet fjalë për një person të vetë-shpallur udhëtues në kohë e që thotë se quhet Noah, deklaron në një video mesazh në YouTube se është realisht 50 vjeç. Por, pas një ilaci që ka pirë, Noah pretendon se është kthyer në një djalë 20 vjeçar.

Ai shprehet se vuan nga një sëmundje e shkaktuar pikërisht nga udhëtimet e shpeshta në kohë. Udhëtimi në kohë është mundësuar që në vitin 2003, por është shfrytëzuar vetëm nga "organizatat top sekrete", shprehet ai.

Megjithëse, Noah nuk shpjegon në detaje sesi kjo gjë funksionon, ai thotë se në vitin 2028, këto organizata do e pranojnë që udhëtimet në kohë ekzistojnë dhe se në të njëjtin vit do të mundësohen udhëtimet komerciale.

Noah gjithashtu deklaron se makinat elektrike me autopilot do përmirësohen dhe se në vitin 2021, me një karikim të vetëm, do të udhëtohet 600 km.

Një fakt tjetër interesant që Noah deklaron në video, është se në zgjedhjet presidenciale të vitit 2020 në Amerikë, Donald J. Trump do të jetë sërish fitues i zgjedhjeve.

I besoni ose jo këto deklarime, videoja e mëposhtme është vërtet interesante./Përshtati JOQ.al nga vt.co

JOQ.al

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Video

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top