Connect with us

Tjetër ish-efektiv policie dëshmi kundër Tahirit: Habilajt më kërcënuan në emër të ministrit

Kuriozitete

Tjetër ish-efektiv policie dëshmi kundër Tahirit: Habilajt më kërcënuan në emër të ministrit

Tjetër ish-efektiv policie dëshmi kundër Tahirit: Habilajt më kërcënuan në emër të ministrit

Ish-efektivi i Antidrogës së Fierit, Bledar Naçi ka treguar incidentin që pati në fillim të 2014-ës, kur u shoqëruan në komisariat dy kushërinjtë e ish-ministrit të Brendshëm.

Në një intervistë të gjatë për “Gazeta Shqiptare”, Naçi rrëfen se si “Audi” AA003GB kundërshtoi kontrollin dhe i iku postbllokut të policisë. Më tej, ata u shoqëruan, megjithëse kërcënuan efektivët e policisë.

“Do ta shikoni ça do ju bëjmë, është makina e ministrit”, rrëfen Naçi përplasjen me Habilajt.

Pas këtij incidenti, njësoj si shokët e tij, Naçi u akuzua se i kishte marrë 10 mijë lekë të reja një personi, që sot rezulton i dënuar për disa vepra penale.

Një vit më pas, pasi Bledar Naçi bashkë me efektivë të tjerë si Antonio Nazeraj dhe Dritan Zagani guxuan dhe ndaluan “Audi”-n famëkeq të vëllezërve Habilaj, nisi tatëpjeta për të gjithë.

www.noa.al – Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA, pjesë e NOA-InfoMedia. Viti i njëmbëdhjetë i transmetimit.
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2007-2017 Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA.

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Kuriozitete

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top