Connect with us

Apeli i Lu: Arrestoni “peshqit e mëdhenj” në janar, krimi problem për sigurinë

Kuriozitete

Apeli i Lu: Arrestoni “peshqit e mëdhenj” në janar, krimi problem për sigurinë

Apeli i Lu: Arrestoni “peshqit e mëdhenj” në janar, krimi problem për sigurinë

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Lu e ka thënë troç edhe njëherë, që në fillim të vitit 2018 pret arrestimin e atyre që vazhdimish i quan, “peshq të mëdhenj”.

"Po flasim me vepra dhe jo me fjalë. Nga lufta kundër krimit të organizuar ne presim rezultate. Ne presim arrestimin dhe ndjekjen penale në fillim të vitit të ardhshëm dhe që ky sukses të vazhdojë në 2018. Partnerët ndërkombëtarë të Shqipërisë e presin këtë, populli shqiptar e meriton këtë”, tha Lu në një aktivitet në ministrinë e Brendshme.

Zyrtari i lartë amerikan nënvizoi se krimi në Shqipëri është kërcënim për sigurinë kombëtare.

“Së fundmi ju keni një fjalë në shqip që, ‘dielli duket që në mëngjes’. Ky plan veprimi tregon se krimi i organizuar shqiptar është problem serioz dhe kërcënim për sigurinë kombëtare. Ai tregon se organet e drejtësisë kanë dështuar kundër grupeve kriminale dhe Shqipëria ka një problem me lidhjen mes grupeve kriminale dhe politikanëve. Kujtoni rastet e Arben Ndokës, Arben Frrokut, Elvis Roshit, Gentian Mahmutaj. Ky problem ka një kosto për politikën shqiptare që nga rënia e komunizimit”, vijoi më tej ambasadori.

Në fund, ai tha se përballë ligjit askush nuk duhet të jetë i favorizuar, edhe kur bëhet fjalë për politikanë. /k.k/noa.al/

www.noa.al – Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA, pjesë e NOA-InfoMedia. Viti i njëmbëdhjetë i transmetimit.
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2007-2017 Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA.

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Kuriozitete

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top