Kuriozitete
Tjetër rast dhune në familje, djali rreh të atin, vëllain dhe komshiun
Tjetër rast dhune në familje, djali rreh të atin, vëllain dhe komshiun
Pas raportimit të një ngjarje në Durrës, ku djali rrahu të atin, një tjetër rast dhunë është denoncuar, këtë herë në Kuçovë.
Kevin Gjika, 33 vjeç, ushtroi dhunë fizike ndaj babait të tij TH.GJ, 68 vjeç. Por nuk mbaroi këtu, ai ka dhunuar vëllain 37-vjeç, dhe komshiun.
Ky është një rast i përsëritur, pasi dy të dhunuarit e familjes kishin urdhër mbrojtje nga policia, urdhër të cilin i riu e ka shkelur me veprimin e bërë.
Gjithashtu shtetasi Kevin Gjika ka kanosur me fjalë dhe ka ushtruar dhunë fizike dhe ndaj shtetasit J.K, banues në Kuçovë, komshi i tij, i cili kishte ndërhyrë për të stabilizuar situatën e krijuar.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat për veprat penale, “Dhuna në familje”. /k.k/noa.al
www.noa.al – Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA, pjesë e NOA-InfoMedia. Viti i njëmbëdhjetë i transmetimit.
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2007-2017 Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA.