Video
Tjetër skandal për Vidalin, “Bild” zbulon ngjarjen e rëndë të 16 shtatorit
Tjetër skandal për Vidalin, "Bild" zbulon ngjarjen e rëndë të 16 shtatoritL. Çela
Sport
Arturo Vidal nuk do të piqet kurrë. Pas disa skandalesh për jetën e tërbuar të natës që kiliani ka bërë gjatë karrierës së tij si futbollist profesionist, "Bild" raporton një tjetër lajm të rëndë.
Mesfushori i Bayern-it akuzohet se ka pirë alkool në një lokal nate (vodka, mbi 515 euro shishja) dhe është përfshirë në një sherr të madh.
Ngjarja raportohet se ka ndodhur natën e 16 shtatorit, kur Bayern mposhti 4-0 Mainz-in. Ish-ylli i Juventusit ka qenë bashkë me vëllain e tij.
"Bild" ka kërkuar një reagim nga klubi dhe agjenti i lojtarit, por këto të fundit nuk kanë pranuar. Kjo veçse i shton dyshimet.
JOQ.al