Connect with us

“Toyota Yaris” me shpejtësi skëterrë përmbyset në kthesë, shoferi pret dorën dhe aksidenton prindërit

Video

“Toyota Yaris” me shpejtësi skëterrë përmbyset në kthesë, shoferi pret dorën dhe aksidenton prindërit

"Toyota Yaris" me shpejtësi skëterrë përmbyset në kthesë, shoferi pret dorën dhe aksidenton prindëritF. Tenolli

Lajme

Një aksident me pasojë disa të plagosur ka ndodhur para pak minutash në rrugën e Përrenjasit.

Një makinë tip “Toyota Yaris” ngjyrë blu e errët ka rrëshqitur duke marrë kthesën si pasojë e shpejtësisë së madhe me të cilën po udhëtonte drejtuesi i saj.

Dëshmitarë nga vendngjarja deklarojnë për JOQ.al se në makinë udhëtonin 3 persona (babë, nënë, bir).

Drejtues i automjetit ishte djali i familjes rreth moshës 30-vjeçare, i cili preu dorën në aksident.

Sipas informacioneve paraprake, ata kanë mbetur të plagosur rëndë, por gjendja e tyre shëndetësore nuk është konfirmuar ende nga burime zyrtare.

Ambulanca mbërriti në vendngjarje për t’i transportuar të plagosurit për në spital.

JOQ.al

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Video

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top