Connect with us

TVSH-ja për biznesin e vogël / Rama në 2009 ishte kundër, po harron fjalët e veta

Video

TVSH-ja për biznesin e vogël / Rama në 2009 ishte kundër, po harron fjalët e veta

TVSH-ja për biznesin e vogël / Rama në 2009 ishte kundër, po harron fjalët e vetaL. Çela

Lajme

Edi-Rama-2

Edi Rama është një politikan me dy fytyra. Kryeministri ynë po e mbron "me gjak" vendosjen e TVSH-së për biznesin e vogël, duke e reklamuar si një mënyrë për të luftuar informalitetin, por ai ka mbajtur dy qëndrime kontradiktore për këtë çështje në periudha të ndryshme.

Duke iu referuar një dokumenti të publikuar nga "Citynews", rezulton se Rama ka pasur një mendim krejt tjetër si opozitar.

Në vitin 2009, kur qeveria "Berisha" do të vendoste që bizneset me xhiro prej 5 milionë lekësh e sipër do t’i nënshtroheshin taksës, kryebashkiaku i Tiranës, asokohe Rama, i binte gjoksit me grusht duke premtuar se kurrë nuk do ta lejonte këtë.

Ja si shprehej Rama:

Si kryetar i Bashkisë së Tiranës, së bashku me të gjithë kryetarët e bashkive e komunave të opozitës, jo vetëm e kundërshtoj me forcë këtë masë shkatërruese për shumë biznese të vogla, por edhe kam nënshkruar një Apel Publik për kreun e qeverisë Sali Berisha, ku kërkohet anulimi i vendimit në fjalë".

Duke nisur nga viti i ardhshëm, gjërat do të ndryshojnë krejtësisht. Biznesi i vogël më xhiro mbi 2 milionë lekë do të detyrohet të futet në skemën e TVSH-së. Para tetë vitesh ish-kryeministri Berisha e bëri këtë, por me prag 8 milionë lekë, pra 6 milionë lekë më shumë.

Ndryshimi është kolosal dhe kjo tregon qartë se Shqipëria aktualisht drejtohet nga politikuajt e intereseve dhe jo politikanët e popullit. /JOQ.al

JOQ.al

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Video

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top