Connect with us

U kap me 800 mijë euro dhe patentat e Tahirit, kërkohet “arrest me burg” për biznesmenin

Kuriozitete

U kap me 800 mijë euro dhe patentat e Tahirit, kërkohet “arrest me burg” për biznesmenin

U kap me 800 mijë euro dhe patentat e Tahirit, kërkohet “arrest me burg” për biznesmenin

Gjykata e Krimeve të Rënda ka kërkuar masën e sigurisë “arrest me burg” për biznesmenin Orest Sota që u kap me 863 mijë euro në automjetin e tij në Elbasan.

Seanca pritet të mbahet ditën e nesërme. Biznesmenit përveç 863 mijë eurot iu gjetën edhe dy patentat e ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri.

Çështja për biznesmenin Sota të arrestuar javë më parë në Elbasan i kaloi Prokurorisë së Krimeve të Rënda. Kjo pasi, Prokuroria e Elbasanit shpalli moskompetencën për hetimin e tij.

Hetimi për rastin, i kaloi task-forcës së Krimeve të Rënda, e cila merret me rastet për pastrim parash.

Ndërkaq, Orest Sota duhet të vërtetojë burimin e parave që iu sekuestruan. /b.l/noa.al/

www.noa.al – Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA, pjesë e NOA-InfoMedia. Viti i njëmbëdhjetë i transmetimit.
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2007-2017 Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA.

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Kuriozitete

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top