Connect with us

Rama viziton vogëlushen 12 vjeçare të diagnostikuar prej vitesh me diabet

Kuriozitete

Rama viziton vogëlushen 12 vjeçare të diagnostikuar prej vitesh me diabet

Rama viziton vogëlushen 12 vjeçare të diagnostikuar prej vitesh me diabet

Damiana Bakiu është vogëlushja 12 vjeçare, e cila prej disa vitesh është e diagnostikuar me diabet. Ajo është një prej 1800 fëmijëve në Shqipëri, të cilët vuajnë nga kjo sëmundje, kostoja e së cilës në të shumtën e rasteve bëhet e papërballueshme për familjet e tyre.

Sot, në Ditën Ndërkombëtare të Diabetit, Kryeministri Edi Rama, i shoqëruar nga Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu ishin miq në familjen e Damianës, për t’u dhënë një lajm të mirë, buxheti i vitit 2018 rimburson jo vetëm insulinën për diabetikët e çdo moshe, por edhe fishat e diabetit për të gjithë fëmijët e Shqipërisë. Kjo do të thotë, mesatarisht 1.2 milionë lekë në vit kursim për familjet.

Për prindërit e Damianës, dhe jo vetëm, ky është një lehtësim. “Kemi vite që e presim dhe jemi të gëzuar që kjo do të realizohet,” thotë nëna e Damianës, e cila është detyruar të lerë punën për t’u kujdesur për vajzën e saj. “Është një ndihmesë shumë e madhe jo vetëm për ne, por për shumë fëmijë që vuajnë nga diabeti,” -shprehet kryefamiljari Bashkim Bakiu.

Kryeministri Rama tha se me këtë vendim, një barrë e madhe lehtësohet nga buxheti i familjeve. “Jemi këtu për t’u thënë se do t’ua lehtësojmë këtë barrë.

Është një barrë e madhe, por që na takon ne që ta marrim përsipër për fëmijët, pasi për familjet është hall i madh për t’u marrë me këtë sëmundje, që me përparimet e shkencës kam shumë besim që do të vijë dita më herët se vonë t’i gjendet një zgjidhje. Por, ndërkohë, ne na duhet të zgjidhim këtë që e kemi më imediate, që të paguajmë nga buxheti fishat për të gjithë fëmijët”, tha Rama. /b.l/noa.al/ www.noa.al – Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA, pjesë e NOA-InfoMedia. Viti i njëmbëdhjetë i transmetimit.
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2007-2017 Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA.

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Kuriozitete

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top