Connect with us

U vdes fëmija i vetëm, mrekullia ndodh për çiftin 55 vjeçar

Video

U vdes fëmija i vetëm, mrekullia ndodh për çiftin 55 vjeçar

U vdes fëmija i vetëm, mrekullia ndodh për çiftin 55 vjeçarS. Shtjefni

Kuriozitete

Një çift në Rimini janë bekuar me një tjetër fëmijë pikërisht në moshën 55 vjeçare. Një vit më parë atyre u vdiq fëmija i tyre i vetëm, i cili ishte 16 vjeç dhe vuante nga një sëmundje në zemër, por që kurrë nuk u konstatua në kohë.

Fëmija i tyre quhej Zak, adhuronte sportin e zhytjes dhe në 16 korrik 2016 ai bëri dy zhytje me bombul oksigjeni. Në njërën zhytje ishte me të atin, në tjetrën u zhyt vetë, por nuk doli më nga uji. Edhe pas shumë tentativave për ta sjellë në jetë, ai nuk mundi të mbijetonte.

Menjëherë pas tragjedisë së humbjes së fëmijës së tyre, bashkëshorti i gruas, Rino, i shprehet gruas se dëshiron të ketë një tjetër fëmijë por e shoqja, Marina mendonte se ai ishtë çmendur që kërkonte një fëmijë tjetër në atë moshë që ata kishin. Pas 15 ditesh, çifti vendosi që të tentojë të pamundurën. Marina fillon një kurë hormonale të dedikuar për gratë në moshë madhore.

Në mars të vitit 2017, ajo ngel shtatzanë.

Kështu lind fëmija i tyre Brando Michael Zanzani, i cili lindi në muajin e 8-të të shtatzanisë, por është shëndoshë e mirë dhe nuk vuan nga ndonjë sëmundje e zëmrës si miokardiopatia ipertrofike, sëmundje nga e cila vuante vëllai i tij.

JOQ.al

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Video

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top