Connect with us

Uji i kokosit – lëng ideal për elektrolite pas treningut të lodhshëm

Shëndetësi

Uji i kokosit – lëng ideal për elektrolite pas treningut të lodhshëm

Në shumicën e rasteve, mënyra më e mirë për kthimin e lëngjeve dhe elektroliteve në trupin tuaj pas ushtrimeve është e thjeshtë: përmes ujit dhe shqimit, veçanërisht pemëve, transmeton koha.net.

Në rastet e lodhjes së rëndë ose sëmundjeve, është i nevojshëm furnizim i shpejtë me elektrolite. Për ata që nuk kanë qejf të konsumojnë pijet sportive me të gjitha ngjyrat, shijet, ëmbëltuesit dhe konzervanset e shtuara, natyra ka siguruar pije të përkryer hidratuese: ujin e kokosit.

Uji i kokosit gjendet brenda zgavrës së kokosit të ri dhe të papjekur (ndryshe nga qumështi i kokosit i cili vjen nga pema e pjekur). Bilanci i elektroliteve në ujin e kokosit është gati i njëjtë si ai në gjakun e njeriut – në fakt aq i ngjashëm saqë uji i kokosit është materia e vetme natyrale e cila në mënyrë të sigurt mund të injektohet në qarkullimin e gjakut të njeriut, transmeton koha.net.

Popujt e lashtë e kanë ditur këtë gjë, dhe ndonjëherë e kanë përdorur si lëng intravenoz.

Shumicën e kohës nuk është nevoja të shkohet në ekstreme të tilla: vetëm me pirje fitohen 15 për qind më shumë kalium se sa në pijen e zakonshme sportive, së bashku me antioksidantët e fuqishëm. Për dallim nga pijet e ëmbla sportive ose qumështi i kokosit, uji i kokosit ka më pak kalori dhe nuk ka aspak yndyra.

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Shëndetësi

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top