Connect with us

Vasili: Vendi s’ka nevojë për këtë kryeministër, qeveria po lan borxhet e klientëve të saj

Kuriozitete

Vasili: Vendi s’ka nevojë për këtë kryeministër, qeveria po lan borxhet e klientëve të saj

Vasili: Vendi s’ka nevojë për këtë kryeministër, qeveria po lan borxhet e klientëve të saj

Pak orë pasi mazhoranca miratoi në parim buxhetin e vitit 2018, kreu i grupit parlamentar i LSI-së, Petrit Vasili pati një komunikim me gazetarët.

Vasili u shpreh se qeveria po i shpërndan lekët e buxhetit tek klientët e saj, pasanikë të mëdhenj, duke u kthyer në një larëse borxhesh.

“Qeveria humbi dje të gjitha mundësitë politike për të orientuar rrugën ku do ecë vendi, nuk ka më para, po i shpërndan tek pasanikët e mëdhenj klientë. Qeveria është kthyer në një institucion që iu lan borxhet pasanikëve, i heq vetes të drejtën të zhvillojë jetën e vendit.

Pra është kthyer thjesht në larëse borxhesh. Ne s’kemi nevojë për kryeministër, praktikisht e shihni që bën vetëm humor, është gjithnjë e më shumë gaztor”, u shpreh Vasili.

I pyetur nga mendja se si i konsideron zhvillimet e tjera politike, Vasili tha se "të gjitha të tjerat janë artifica për të hequr mendjen nga trafiku i drogës; Shqipëria nyje e trafikut të heroinës. Gjithkush duhej të përlotej kur të shihte fëmijën e Bulqizës me gurë në krah që Kryeministri pati paturpësinë ta mohonte…

Ç’na duhet neve shkarkimi i kryetarit të KQZ, kur Kryeministri i thotë policëve hiqni kapelet e mblidhni votat?! Sot Ponc Pilati në krye të qeverisë po shpëlan duart nga ish-ministri….: Jo ia lashë drejtësisë, jo…” Ndërkohë që ai vuri mburojë 75 vota për ta penguar drejtësinë. Artificet e KQZ nuk i mbulojnë këto”.

Ndërsa i pyetur nëse ai është për zgjatjen e mandatit të kryeprokuroti Adriatik Llalla vasili theksoi se për këtë unë kam vetëm një përgjigje.

“Çfarë përgjigje do të marr për këto tri çështje që ka ngritur LSI-ja për buxhetin. Nëse unë marr përgjigje pozitive, atëherë kësaj qeverie i dhemb sadopak për shqiptarët. Zgjedhjen e Kryeprokurorit dhe të tjerat i ka ligji shumë të qarta”. /b.l/noa.al/ www.noa.al – Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA, pjesë e NOA-InfoMedia. Viti i njëmbëdhjetë i transmetimit.
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2007-2017 Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA.

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Kuriozitete

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top