Connect with us

Vëllai vrau vëllanë duke lozur, detaje si iu mor jeta të miturit

Kuriozitete

Vëllai vrau vëllanë duke lozur, detaje si iu mor jeta të miturit

Vëllai vrau vëllanë duke lozur, detaje si iu mor jeta të miturit

Plumbi e preku në gjoks dhe i mori jetën të miturit mirditor, teksa lozte me vëllanë e tij në mal, ku dhe po kullosnin bagëtitë.

Është kjo ngjarja tragjike që ka ndodhur prag mbrëmjen e së mërkurës në fshatin Fan të Mirditës.

Dy vëllezër të mitur, E.T., 15 vjeç dhe D.T., 12 vjeç, kanë qenë duke ruajtur bagëtitë në mal, ku duke luajtur me një armë zjarri automatik, më i madhi i vëllezërve dyshohet se nga pakujdesia, ka vrarë vëllanë e tij të vogël.

Trupi i viktimës u dërgua në morgun e spitalit për ekspertizën e plotë mjeko- ligjore, ndërkohë që konfirmohet se njëri nga dy plumbat e ka prekur në gjoks, çka i ka marrë dhe jetën të miturit.

Arma e zjarrit automatik si dhe dy gëzhoja të gjetura në vendngjarje, u sekuestruan në cilësinë e provës materiale nga policia.

Ndërkohë i dyshuari për ngjarjen, babai i tij, si dhe disa persona të tjerë, u shoqëruan në Komisariatin e Policisë Mirditë, në lidhje me sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Mbetet për t'u sqaruar se si arma kishte përfunduar në duart e të miturve, të cilët ashtu si çdo ditë kishin dalë në mal, por njëri prej tyre për mos t'u kthyer më.

Aktualisht grupi hetimor në bashkëpunim me Prokurorinë e Lezhës, vijojnë hetimet në vendngjarje për zbardhjen e plotë të ngjarjes. /a.y/noa.al

Foto ilustruese

www.noa.al – Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA, pjesë e NOA-InfoMedia. Viti i njëmbëdhjetë i transmetimit.
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2007-2017 Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA.

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Kuriozitete

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top