Connect with us

Vodhën 20 laptop në kabinetin e informatikës në shkollë, pranga dy të rinjve

Kuriozitete

Vodhën 20 laptop në kabinetin e informatikës në shkollë, pranga dy të rinjve

Vodhën 20 laptop në kabinetin e informatikës në shkollë, pranga dy të rinjve

Dy të rinj janë arrestuar nga policia e Vlorës pasi vodhën 24 kompjuterë laptop në kabinetin e informatikës të shkollës industriale.

Në pranga u vunë Xhekjano Dhoraj, 28 vjeç dhe Artur Llanaj 18 vjeç, të dy banues në Vlorë.

Arrestimi i tyre erdhi pasi, këta persona në bashkëpunim me njëri-tjetrin gjatë natës së datës 6 nëntor, në lagjen ''Pavarsia'', kanë hyrë nga dritarja e pasiguruar në kabinetin e informatikës të shkollës industriale ''Pavarsia'', dhe kanë marrë prej aty 24 kompjuterë të tipit “Laptop”.

Policia ka sekuestruar në cilësinë e provës materiale kompjuterët të cilat iu gjetën të dy shtetasve të fshehura në një banesë në lagjen ''10 Korriku''.

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë për veprën penale ''Vjedhja''. /b.l/noa.al/

www.noa.al – Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA, pjesë e NOA-InfoMedia. Viti i njëmbëdhjetë i transmetimit.
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2007-2017 Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA.

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Kuriozitete

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top