Connect with us

PD braktis Komisionin e Ligjeve: Çojani ligjin Habilajve për konsultim

Kuriozitete

PD braktis Komisionin e Ligjeve: Çojani ligjin Habilajve për konsultim

PD braktis Komisionin e Ligjeve: Çojani ligjin Habilajve për konsultim

Komisioni i Ligjeve është përfshirë nga debatet dhe replikat mes PD-PS gjatë mbledhjes së sotme.

Kryetari socialist Ulsi Manja ka kërkuar hedhjen në votë të ligjit për ndihmën juridike, por Partia Demokratike është larguar nga komisioni me fjalët e deputetit Oerd Bylykbashi: “Çojani këtë ligj Habilajve për konsultim. I dhatë imunitet, personave të lidhur me mafian.”

Sarkazmës së tij i është kundërpërgjigjur Manja: “Këtu nuk është vendi për konferenca shtypi. Ligjin kundër korrupsionit, opozita e ka vetëm për retorikë.

Por mund t’ia çojmë kreut të bashkisë së Mallakastrës,” ka thënë ai me ironi duke sjellë në vëmendje përpjekjet për heqjen e mandatit të kryebashkiakut që sipas PS, e kapte ligji i dekriminalizimit.

Ndërsa bëhet me dije se Lëvizja Socialiste për Integrim nuk ishte e pranishme në Komisionin e Ligjeve. /b.l/noa.al/

www.noa.al – Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA, pjesë e NOA-InfoMedia. Viti i njëmbëdhjetë i transmetimit.
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2007-2017 Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA.

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Kuriozitete

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top