Connect with us

Vogëlushja 3 vjeçe gjendet e vdekur, ishte braktisur në rrugë për ndëshkim

Kuriozitete

Vogëlushja 3 vjeçe gjendet e vdekur, ishte braktisur në rrugë për ndëshkim

Vogëlushja 3 vjeçe gjendet e vdekur, ishte braktisur në rrugë për ndëshkim

Pas tre javësh kërkimesh, u shuan të gjitha shpresat për fatin e vogëlushes Sherin Mathews, 3 vjeçe, e zhdukur në Richardson, të Texas, SHBA, pasi u braktis në rrugë nga i ati si formë ndëshkimi.

Trupi i vogëlushes u gjet këtë të diel, më 22 tetor, në një kanal pranë banesës së saj.

Sherin, e cila kishte aftësi të reduktuara në të mësuar dhe në komunikim, ishte zhdukur para tre javësh, kur babai birësues Wesley, 37 vjeç, i kishte kërkuar që të qëndronte jashtë shtëpisë pranë një peme.

Siç raporton televizioni ‘Abc’, kur babai i vogëlushes u kthye për ta marrë, nuk e gjeti më.

Vogëlushja me origjinë indiane u adoptua dy vite më parë. Babai i saj birësues u ndalua nga autoritetet lokale, nën akuzën e braktisjes së të miturit, ku më pas pohoi se e kishte ndëshkuar, pasi atë mbrëmje kishte refuzuar të pinte qumështin e tij. /a.y/noa.al

www.noa.al – Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA, pjesë e NOA-InfoMedia. Viti i njëmbëdhjetë i transmetimit.
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2007-2017 Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA.

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Kuriozitete

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top