Connect with us

Votimi kundër arrestimit të Tahirit, Alibeaj: I vutë vulën më të rëndë karrierës suaj

Kuriozitete

Votimi kundër arrestimit të Tahirit, Alibeaj: I vutë vulën më të rëndë karrierës suaj

Votimi kundër arrestimit të Tahirit, Alibeaj: I vutë vulën më të rëndë karrierës suaj

Deputeti demokrat Enkelejd Alibeaj e cilësoi si fitore të përkohshme të Saimir Tahirit, votimin kundër heqjes së imunitetit dhe arrestimin e tij si i akuzuar për trafik droge.

Duke folur në Kuvend pak pas votimit ai tha se “E sigurt është që humbi Rama sot. Votimi ishte test moral për të gjithë ne. Sot ju që votuat kundër heqjes së imunitetit, i keni vënë vulën më të rëndë karrierës suaj”, u shpreh Alibeaj.

Ai tha se ata që votuan kundër, ishin kundër drejtësisë dhe sot u demaskuan.

Kuvendi i Shqipërisë votoi paraditen e sotme kundër kërkesës së Prokurorisë së Krimeve të Rënda, për arrestimin e deputetit Saimir Tahiri.

Me 75 vota kundër dhe 60 pro, në seancën e sotme Kuvendi rrëzoi kërkesën e Prokurorisë për heqjen e imunitetit dhe arrestimin e Tahirit.

Në seancë votimi u bë me elektronikë dhe ishte i hapur, ndërkohë që me 75 vota pro dhe 60 kundër u miratua kontrolli i banesës së tij.

Prokuroria e Krimeve të Rënda e akuzon ish-ministrin e Brendshëm për veprat penale të “Trafikut të narkotikëve”, kryer në bashkëpunim, në formën e posaçme të grupit të strukturuar kriminal dhe “Korrupsionit pasiv të zyrtarë të lartë shtetërore dhe të zgjedhurve vendorë”. /a.y/noa.al

www.noa.al – Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA, pjesë e NOA-InfoMedia. Viti i njëmbëdhjetë i transmetimit.
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2007-2017 Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA.

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Kuriozitete

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top