Connect with us

Ruçi i fik mikrofonin, Berisha flet para gazetarëve: Kjo ditë, turpi kombëtar i këtij parlamenti

Kuriozitete

Ruçi i fik mikrofonin, Berisha flet para gazetarëve: Kjo ditë, turpi kombëtar i këtij parlamenti

Ruçi i fik mikrofonin, Berisha flet para gazetarëve: Kjo ditë, turpi kombëtar i këtij parlamenti

Ish- kryeministri Sali Berisha pas përfundimit të të fjalës së Enkelejd Alibeajt i cili lexoi raportin e opozitës lidhur me kërkesën e Prokurorisë për arrestimin e ish-ministrit Saimir Tahiri, ka kërkuar fjalën për procedurë në parlament.

Nga vendi Berisha tha se “njeriu që ka shitur dëshmitarin e mbrojtur quhet Edvin Kristaq Habili”! Kjo ka mjaftuar që kreu i kuvendit Ruçi të marrë vendimin për ti fikur mikrofonin.

Më tej ai doli jashtë sallës dhe vijoi të përfundojë fjalën për gazetarët, ku e ka quajtur ditën e turpit kombëtar të këtij parlamenti ditën e sotme.

“Parlamenti sot është i pushtuar fund e krye nga Habilajt. Një bandë që ka trafikuar me makinën e ministrit të Brendshëm dhe mjete të tjera 30 ton drogë në Itali ka nënshtruar totalisht dhe shndërruar në narkomazhorancë Ramën e deputetët e PS.

Nuk ka në historinë e këtij parlamenti ditë më të turpshme. Kjo është dita e turpit kombëtar të këtij parlamenti”, u shpreh Berisha. /b.l/noa.al/

www.noa.al – Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA, pjesë e NOA-InfoMedia. Viti i njëmbëdhjetë i transmetimit.
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2007-2017 Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA.

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Kuriozitete

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top