Connect with us

Xhafaj takon homologun italian: Luftë kundër krimit të organizuar

Kuriozitete

Xhafaj takon homologun italian: Luftë kundër krimit të organizuar

Xhafaj takon homologun italian: Luftë kundër krimit të organizuar

Ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj, u prit në takim nga ministri i Brendshëm i Italisë Marco Minniti, në kuadër të vizitës së tij në shtetin fqinj.

Gjatë takimit të zhvilluar mbrëmjen e së hënës, u bisedua për forcimin e mëtejshëm të bashkëpunimit dypalësh e rajonal në luftën kundër krimit të organizuar, trafiqeve të paligjshme, si dhe masat kundër migracionit të paligjshëm.

Ministri i Brendshëm italian përgëzoi homologun shqiptar, duke shprehur konsideratën e lartë për rezultatet në luftën kundër kultivimit të kanabisit.

Minniti siguroi për mbështetje të pakursyer dhe garantoi se bashkëpunimi do të jetë i frytshëm në këtë aspekt.

Nga ana e tij ministri Xhafaj e informoi homologun italian për rezultatet antikanabis dhe e falënderoi për ndihmën e rëndësishme që ka dhënë në vite, shteti italian në këtë operacion.

Ministri italian vlerësoi gjatë takimit masat e marra nga pala shqiptare ndaj fenomenit të azilkërkimit dhe minorenëve të pashoqëruar, nisur edhe nga rezultatet konkrete falë këtyre masave.

Ata ranë dakord për një tjetër takim të afërt midis tyre, për të diskutuar projekte të tjera me interes për dy vendet, si dhe në kuadrin rajonal.

Në takimin që ministri Xhafaj zhvilloi me zv/Prokurorin Antimafia Del Prete, mori mbështetjen për ngritjen e Qendrës Rajonale të Bashkëpunimit Policor, për të koordinuar shkëmbimin e informacionit, në luftën kundër krimit të organizuar dhe terrorizmit, trafikun e drogës, migracionin e paligjshëm etj.

Ministri i Brendshëm shqiptar takoi gjithashtu Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë italiane, me të cilin diskutoi mbi çështjet e koordinimit të veprimeve dhe ngritjen e grupeve të përbashkëta hetimore rajonale.

Gjatë qëndrimit në Trieste, Itali, ministri Xhafaj pati takime dypalëshe me ministrin e Brendshëm të Kosovës, të Serbisë, si dhe Prefekten e Triestes, që është drejtuese e projektit ‘IPA 2017’, brenda të cilit u adoptua propozimi i palës shqiptare për ngritjen e Qendrës Rajonale të Bashkëpunimit Policor. /a.y/noa.al

www.noa.al – Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA, pjesë e NOA-InfoMedia. Viti i njëmbëdhjetë i transmetimit.
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2007-2017 Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA.

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Kuriozitete

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top