Connect with us

Xum Allushi i befason të gjithë, askush s’e priste të vinte kaq ndryshe

Video

Xum Allushi i befason të gjithë, askush s’e priste të vinte kaq ndryshe

Xum Allushi i befason të gjithë, askush s'e priste të vinte kaq ndrysheD. Cani

Thashetheme

Ai është i njohur për videot e tij humoristike në rrjetet sociale. Atëherë kur nuk e priste askush, Xum Allushi na surprizoi me pjesëmarrjen e tij në spektaklin e kërcimit “Dance with Me”.

Megjithatë, një pasion tjetër i tij duket se është kënga. Dhe këtë herë na ka befasuar vërtetë me hitin e fundit.

Në një bashkëpunim me Sajmir Miskun, Xumi ka sjellë këngën “Pa ngjyrë”. Kënga që ka vetëm dy ditë që është publikuar, duket se është pritur mjaft mirë nga publiku, ndoshta kjo dhe për shkak të tematikës së saj.

Një këngë që flet për një “dashuri të humbur” me premtime boshe, që thjesht mbeten në të shkuarën.

Duket se pasioni i tij për këngën është i hershëm, kjo pasi Xumi është marrë me muzikë që në vitin 2009 me hitin “Kalaba Mafia”, në të cilin ka qenë pjesë gjithashtu edhe Kastro Zizo së bashku me Young Zerka-n.

Xum Allushi është një figurë shumë e njohur në rrjetet sociale, duke numëruar rreth 165 mijë ndjekës në faqen e tij zyrtare në Facebook dhe më shumë se 170 mijë të tillë në Instagram.

Por, a është “Pa ngjyrë” vallë një dedikim, apo thjesht një këngë?

Nëse nuk e keni dëgjuar, ja ku e keni më poshtë.

JOQ.al

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Video

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top