Connect with us

“Zagani u dënua për dekonspirim”, ish-oficeri i përgjigjet Ramës me një thënie të vjetër

Kuriozitete

“Zagani u dënua për dekonspirim”, ish-oficeri i përgjigjet Ramës me një thënie të vjetër

“Zagani u dënua për dekonspirim”, ish-oficeri i përgjigjet Ramës me një thënie të vjetër

Kryeministri Edi Rama i ftuar mbrëmjen e djeshme te "Zonë e lirë" deklaroi se ish-oficeri i Antidrogës, Dritan Zagani ishte i dënuar nga Gjykata e Krimeve të Rënda për "dekonspirim".

"E di ku ka përfunduar por në Republikën e Shqipërisë është i dënuar nga Gjykata e Krimeve të Rënda dhe më këto farë gjykatash, ose je i pandehur politik, ose kaq shumë provohet fajësia jote, sa nuk bëjmë dot një pazar për të liruar.

Kështu që kur e ka dënuar Gjykata e Krimeve të Rënda dhe Prokuroria e ka çuar për shpërdorim detyre dhe nuk e di se çfarë tjetër, çfarë duhet verifikuar më shumë? Ajo Prokurori dhe ajo Gjykatë nuk kanë pasur asnjë arsye në botë që të lëvizin një gisht për hatër të Saimir Tahirit.

Menjëherë pas kësaj deklarate ka ardhur edhe reagimi i Dritan Zaganit. Në një postim në faqen e tij në Facebook, Zagani kujtoi një fjalë të vjetër të popullit nga zona që ai ka origjinën, Bushati i Shkodrës: "Edhe budalla e ka krytin si njeri". Mes të tjerash ai ironizoi Ramën nëse ky i fundit e "akuzonte" se vinte nga Tropoja.

"‘Edhe budalla e ka krytin si njeri’, thotë një fjalë e vjetër andej prej nga vi unë… dhe që ta dish kush se di unë vij nga Bushati i Shkodrës, po e them deri në fund se ky dhe këta që ka mbas më nxjerrin prapë nga Tropoja, që edhe të isha veç nder do ta kisha, por nuk jam…. sa për parantez e them këtë, edhe pse nuk jam gazetar po them thjeshtë mendimin tim.

P.S…. se kisha për asnjë njeri në veçanti", shkruhet në postimin e Zaganit, i cili aktualisht ndodhet në Zvicër bashkë me familjen pasi ka fituar azil politik. /b.l/noa.al/

www.noa.al – Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA, pjesë e NOA-InfoMedia. Viti i njëmbëdhjetë i transmetimit.
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2007-2017 Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA.

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Kuriozitete

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top