Connect with us

Rama nis ditën me pamje nga Vlora: Rruga e veshkave dhe syve po rindërtohet

Kuriozitete

Rama nis ditën me pamje nga Vlora: Rruga e veshkave dhe syve po rindërtohet

Rama nis ditën me pamje nga Vlora: Rruga e veshkave dhe syve po rindërtohet

Kryeministri Edi Rama e ka nisur edhe këtë mëngjes të shtune duke uruar shqiptarët për një ditë të mbarë dhe sa më të qetë.

Përmes një postimi në rrjetin e tij social Facebook kreu i qeverisë ka zgjedhur foto nga rruga e Pyllit të Sodës, që sipas vlonjatëve njihet si "rruga e veshkave dhe syve".

Mes të tjerash Rama theksoi se po vijon projekti i transformimit të kësaj zone në një hapësirë të re turistike.

“Mirëmëngjesi dhe ju uroj një ditë të mbarë me këto foto nga Rruga e Pyllit të Sodës në Vlorë, ose siç u pagëzua nga vlonjatët në vite, rruga e veshkave dhe syve për shkak të gropave të pafundme e të errësirës që shpon sytë.

Sot po rindërtohet jo vetëm për të shpëtuar veshkat e sytë e vlonjatëve, por edhe për të vijuar projektin e transformimit të asaj zone në një hapësirë të re turistike ku do të zgjatet edhe pjesa perëndimore e Lungomares”, shkruan Rama. /b.l/noa.al/

www.noa.al – Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA, pjesë e NOA-InfoMedia. Viti i njëmbëdhjetë i transmetimit.
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2007-2017 Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA.

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Kuriozitete

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top