Connect with us

Zbardhet dëshmia e “financierit” të Habilajve: Çfarë më lidh me Artanin, Moisiun dhe Florianin?

Video

Zbardhet dëshmia e “financierit” të Habilajve: Çfarë më lidh me Artanin, Moisiun dhe Florianin?

Zbardhet dëshmia e "financierit" të Habilajve: Çfarë më lidh me Artanin, Moisiun dhe Florianin?G. Hasani

Lajme

Një prej 8 personave të dyshuar si pjesëtar i grupit kriminal “Habilaj” i cili u arrestua në Vlorë, Nezar Seiti ka dhënë dëshminë e tij përpara oficerëve gjyqësorë.

40-vjeçari ka shpjeguar se me familjen Habilaj, ka lidhje krushqie.

Nezar Seiti thotë:

Me shtetasit Artan, Moisi dhe Florian Habilaj, kam lidhje krushqie, pasi bashkëshortja ime i ka kushërinj. Moisiu më vizitoi kur kreva një ndërhyrje në Itali. Vëllezërit i kam takuar kur jam kthyer në Shqipëri. Me Moisiun dhe Florianin takohem rrallë, ndërsa me Artanin me shpesh”.

Seiti, i arrestuar mbrëmjen e 19 tetorit, ka rrëfyer para prokurorëve se prej vitesh jetonte dhe punonte në Itali, por vinte shpesh në Shqipëri, për të vizituar prindërit në fshatin Gjorm. Për këtë shkak u gjend në Vlorë, ku dhe u arrestua për llogari të prokurorisë së Katanias, me akuzën e trafikut të drogës në bashkëpunim.

Fill pas arrestimit, Nazer Seitit, i është ofruar statusi i bashkëpunëtorit të drejtësisë, por ai mësohet se ka refuzuar.

Nezar Seiti njihet si “financieri” i grupit të Habilajve, pasi sipas hetimeve të Prokurorisë së Katanias, ai është personi që shpërndante fitimet që vinin nga aktiviteti kriminal, jo vetëm mes anëtarëve të grupit, por edhe bashkëpunëtorëve që ndihmonin në realizmin e trafikut të narkotikëve, apo armëve.

I arrestuari tjetër në Shqipëri, infermieri Armand Kocerri, edhe ky, i dyshuar për përfshirje në klanin kriminal, nuk ka dhënë shpjegime, ndërsa motra dhe nëna e tij kanë mohuar të kishin dijeni për lëndën narkotike që u gjet dhe sekuestrua në shtëpinë e tyre.

Sa iu përket komunikimeve telefonike, rezulton se pjesëtarët e familjes Habilaj, ishin shumë të kujdesshëm, pasi në dosjen e prokurorisë bie në sy fakti se për biseda, ata përdornin numra të regjistruar në emra të personave të tjerë.

Oficerët e policisë po verifikojnë lidhjet e Habilajve me personat në emrat e të cilëve rezultojnë të jenë regjistruar numrat e telefonit.

Sakaq, në Ministrinë e Drejtësisë vazhdon përkthimi i dosjes voluminoze të mbërritur nga Italia dhe vetëm në përfundim të saj, prokurorët e çështjes do të vendosin se kur do ta marrin në pyetje ish-ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri. Ndaj këtij të fundit po zhvillohen hetime pas dyshimeve për përfshirje në grupin Habilaj, që sipas autoriteteve italiane ka trafikuar sasi të mëdha hashashi me vlerë 20 milionë euro, shkruan Balkanweb.

n

JOQ.al

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Video

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top