Connect with us

Zbulohet arsyeja pse Kryeprokurori Llalla refuzoi të takonte Tahirin sot

Video

Zbulohet arsyeja pse Kryeprokurori Llalla refuzoi të takonte Tahirin sot

Zbulohet arsyeja pse Kryeprokurori Llalla refuzoi të takonte Tahirin sotF. Tenolli

Lajme

page

Ditën e sotme u lajmërua se do kishte një takim midis ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri dhe Kryeprokurorit Adriatik Llalla.

Gazetarët u gjendën në hyrjen e Prokurorisë për të marrë në pyetje Tahirin, por edhe pse qëndruan rreth 60 minuta duke e pritur ai nuk mbërriti.

Në mediat italiane përmendet emri i ish-ministrit si i implikuar në trafikun ndërkombëtar të drogës.

Një ditë më parë lajmi se kushëriri i tij, 39-vjeçari Moisi Habilaj ishte arrestuar në Itali me 3.5 ton drogë, bëri bujë në të gjitha mediat.

Kryeprokurori kishte refuzuar takimin me Tahirin pasi siҫ duket nuk e harron reagimin e ish-ministrit të Brendshëm në shtatorin e 2016 kur ai ishte kërcënuar dhe ishte detyruar të dërgonte familjen jashtë vendit.

Tahiri në atë kohë nuk e besonte faktin se Prokurorin e Përgjithshëm munda ta kërcënonin:

Unë nuk kam informacion për këtë. Unë e kam marrë vesh nga media. Kam komunikuar me Prokurorin e Përgjithshëm informacionin që kam dhe që besoj është ajo që kam dëgjuar prej tij. Më shumë nuk mund të flas sepse nuk është një çështje për të cilën duhet të përgjigjem unë në vetë të parë. Preferoj të besoj atë që kam komunikuar me Prokurorin dhe në këtë rast nëse do të kishte gjë tjetër, besoj do ta dija për shkak të funksionit.

Një burim zyrtar në Prokurori tha për Panoramënse arsyeja pse Llalla nuk e ka pritur Tahirin është fakti se ai konsiderohet person ‘i dyshuar’ sa i përket çështjes që po hetojnë italianët për trafikun e drogës.

JOQ.al

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Video

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top