Connect with us

Zyrtare, Juventusi blen për 46 mln euro një mesfushor nga Bayern

Video

Zyrtare, Juventusi blen për 46 mln euro një mesfushor nga Bayern

Zyrtare, Juventusi blen për 46 mln euro një mesfushor nga BayernL. Çela

Sport

Rumenige

Bayern München ka njoftuar zyrtarisht se i ka shitur lojtarin e radhës Juventusit, pas mbrojtësit Medhi Benatia. Bëhet fjalë për mesfushorin Douglas Costa, i cili ka kushtuar gjithsej 46 milionë euro.

Braziliani në verë u huazua me kusht blerjen (6 milionë euro në vit), duke parashikuar shitjen e tij për 40 milionë të tjera. Bardhezinjtë janë bindur prej tij dhe kanë vendosur ta blejnë.

Costa u transferua te Bayern nga Shakhtar Donetsk para dy vitesh, por atje vuajti shumë. Presidenti Uli Hoeness e quajti "mercenar" pas kalimit te "Zonja e vjetër".

27-vjeçari këtë sezon ka luajtur 16 ndeshje me Juventusin dhe ka shënuar një gol. Ai ka shtuar fantazinë dhe shpejtësinë në Torino. Të gjithë janë të lumtur.

JOQ.al

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Video

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top