Kuriozitete
Gëzoni jetimët në ditën e gëzimit
OJQ Islamic Relief në Kosovë, përmes kampanjës:
Gëzo jetimët në ditën e gëzimit – dhuroni dhuratën e Bajramit për fëmijët jetim dhe të Hospitalizuar në ditën e bajramit, me datë 24 dhe 25 Qershor, ka për synim përkrahjen psiko-sociale për fëmijët jetim dhe ata të cilët në këtë ditë feste janë të shtrirë në spital. Shpërndarja do të bëhet për 1000 fëmijë.
Motoja e Islamic Relief në Kosovë është: bëni të lumtur dhe ndani gëzimin me fëmijët të cilëve në këtë ditë u mungojnë shumë gjëra të dashura për ta.