Video
Gjykata lë në burg korçarin që përmbysi eskortën e Ramës, kjo është deklarata e tij
Gjykata lë në burg korçarin që përmbysi eskortën e Ramës, kjo është deklarata e tijA. Naçi
Lajme
Pak ditë më parë eskorta e kryeministrit Edi Rama u përfshi në një aksident, e për pasojë mbetën të plagosur tre gardistë. Policia e Korçës vuri në pranga korçarin Spiro Naçi si shkaktar të aksidentit.
Ndërsa, ditën e sotme gjykata e Korçës ka vendosur të lërë në burg, drejtuesin e mjetit Naçi.
Mësohet se gjykata e Shkallës së parë ka vendosur të pranojë kërkesën e Prokurorisë për 29 vjeçarin duke dhënë për të masën “arrest me burg”.
Për Naçin duket se kjo është një ironi fati pasi pak ditë më parë u shpërnda një video teksa këndonte me Ilir Vrenozin për Ramën.
Vargjet e krijuara prej tyre ishin:
Edi, o Edi mallist prej vërteti…”.
Në dëshminë e tij Naçi i ka kërkuar ndjesë gardës, ndërsa ka shtuar se aksidenti ishte pa dashje.
Naçi tha:
Iu kërkoj ndjesë gardës se pa dashje i kam shkaktuar shqetësim. Ndjesë i kërkoj edhe familjes time që i kam shqetësuar”.
Më tej ai deklaron se aty lejohej parakalimi pasi vijat e bardha në rrugë ishin të ndara.
JOQ.al