Connect with us

Aksidente masive në Shqipëri, shirat nisën “punën e tyre”

Video

Aksidente masive në Shqipëri, shirat nisën “punën e tyre”

Aksidente masive në Shqipëri, shirat nisën "punën e tyre"A. Shehaj

Lajme

Tre aksidente brenda një harku të shkurtët kohor kanë përfshirë vendin tonë. Me sa duket, reshjet e dendura të shiut kanë shkaktuar pasojat e para në Shqipëri.

Aksidentet kanë ndodhur përkatësisht tek Unaza e Madhe, pranë "Komunës së Parisit" në Tiranë, ku një automjet ka dalë nga rruga dhe është kthyer me rrota nga qielli.

Një tjetër aksident ka ndodhur në Milot, në rrugën e Kombit, ku tre automjete janë përplasur mes tyre. Si pasojë është bllokuar një pjesë e rrugës dhe është rënduar trafiku.

Gjithashtu, një tjetër aksident ka ndodhur tek ish-ambasada Jugosllave, tek rruga e Durrësit në Tiranë, ku një mjet taksi është përplasur me një veturë. Qytetarët thonë se kjo zonë ka nevojë urgjente për vendosjen e një semafori, pasi e cilësojnë si të rrezikshëm kryqëzimin.

Fatmirësisht, në asnjë prej aksidenteve nuk janë shënuar viktima.

Aksidenti tek Komuna e Parisit
Aksidenti tek Rruga e Kombit
Aksidenti tek Rruga e Kombit
Aksidenti tek Rruga e Kombit
Aksidenti tek Rruga e Durresit

JOQ.al

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Video

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top