Connect with us

Basha rrëfen të dielën në restorant: Isha me gruan, u shokova kur…

Video

Basha rrëfen të dielën në restorant: Isha me gruan, u shokova kur…

Basha rrëfen të dielën në restorant: Isha me gruan, u shokova kur…A. Shehaj

Lajme

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, duke replikuar me Edi Ramën sot në Kuvend, tregoi një ngjarje që përjetoi vet këtë fundjavë që lamë pas, teksa kishte dalë për drekë me familjen e tij.

Ai rrëfen se taksidarët e Ramës bëjnë terror në lokale dhe restorante dhe vendosin gjoba disa milionëshe, duke mos lënë kështu bizneset që të zhvillohen dhe ekonominë që të rritet.

Basha u shpreh:

Të dielën e shkuar dola për drekë në një restorant të thjeshtë të Tiranës bashkë me gruan dhe fëmijët. Befas ia behën tre taksidarë. Sa u futën brenda gjithçka ndryshoi. Shkuan tavolinë më tavolinë për të numëruar faturat e pjatave. Kur u larguan, e zonja e lokalit u afrua dhe më tha se tre muajt e fundit kanë marrë gjoba disa milionëshe se nuk kishin mundësinë të prisnin faturë për çdo produkt. U shokova. Abuzimi i tatimorëve e presioni i tyre ndaj biznesit, ka qenë edhe ndaj opozitës.

JOQ.al

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Video

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top