Video
Do pinte helm që të nxirrte shkumë nga goja, si dështoi plani i shqiptarëve për t’u arratisur pas vrasjes
Do pinte helm që të nxirrte shkumë nga goja, si dështoi plani i shqiptarëve për t'u arratisur pas vrasjesS. Bardhi
Lajme
Vrasja e avokatit grek në Athinë nga një shqiptar ishte ndër ngjarjet më të bujshme muajin e kaluar, por me sa duket nuk paskemi ditur asgjë për të.
Mediat greke kanë raportuar së fundmi që skenari i 3 shqiptarëve të arrestuar si të dyshuar për këtë vrasje u ngjan atyre të filmave hollivudianë.
Por, plani i mirëmenduar i shqiptarëve është shkatërruar nga dëshmia e një personi tjetër.
Media greke “Tovima” shkruan:
Shqiptarët kishin planifikuar që njeri prej të arrestuarve do të pinte një sasi medikamentesh duke provokuar vetëhelmim me shkumë nga goja. Në momentin që do ta dërgonin në spitalin e Athinës për kurim, pjesa tjetër e grupit, bashkëpunëtorë të jashtëm, do të lëshoheshin në sulm ndaj oficereve që e shoqëronin atë në spital dhe do të ndihmonin në arratisjen e tij, por nuk përmendet emri i tij.”
Ndërkohë, në burg për vrasjen e avokatit Mixalis Zafeiropoulos me 12 tetor ka përfunduar shqiptari Mikel Brahimaj.
Brahimaj e ka pranuar krimin, por dëshmia e tij ishte se qëllimi i tij ishte vetëm ta trembte atë dhe jo t’ia merrte jetën.
Mikel Brahimaj ishte nisur për t’i dhënë një mesazh avokatit të ndjerë, por situata i ka dalë jashtë kontrollit në sherr e sipër dhe e ka lënë pa jetë.
Megjithatë, policia greke dyshon që në këtë vrasje janë përfshirë edhe 3 shqiptarë tjerë që tashmë ndodhen në burgun e Koridhalos.
JOQ.al