Connect with us

Basha bën lëmsh tabelën e shumëzimit/Kuvendi plas në të qeshura, Rama e duartroket

Video

Basha bën lëmsh tabelën e shumëzimit/Kuvendi plas në të qeshura, Rama e duartroket

Basha bën lëmsh tabelën e shumëzimit/Kuvendi plas në të qeshura, Rama e duartroketA. Naçi

Lajme

Edhe pse "Buxheti 2018" është kryefjala e kësaj seance parlamentare, debati është kthyer në një sfidë mes kryeministrit Edi Ramës dhe kreut të PD-së, Lulzim Bashës.

Ky i fundit ka dalë në foltore menjëherë pas fjalës së Ramës për të replikuar ndaj sfidës që ju bë. Më parë, Rama i kërkoi Bashës që të dilte e t`i vërtetonte 400 milionë eurot për impiantin e përpunimit të mbetjeve. Nëse Basha do e vërtetonte shumën Rama tha se do të jepte dorëheqjen. Në rast të kundërt, Basha duhet të linte postin menjëherë.

Kësaj sfide Basha iu kundërpërgjigj duke i thënë se i ka të gjitha faktet me dokumenta që vërtetojnë shumën e përmendur. Menjëherë filloi të bënte llogarit në sallë. Në bazë të tyre, Basha tha se kryeministri kishte të drejtë vetëm për një gjë që shuma është në dollarë dhe jo euro.

Ska munguar vetëm kjo, por në sallë shpërthyen të qeshurat kur Basha filloj të bënte llogaritë duke shumëzuar disa shifra.

Basha tha:

7 herë 7 baraz 42…apo jo bëjnë 49. Ndërsa 49 + 36 = 95…bëjnë 85. S`ka rëndësi. A u shkritë ju, u shkritë se për ju janë patate kjo.".

Mesa duket, Basha nuk ka qenë shumë i mirë në matematikë. Përpos kësaj, Basha doli në përfundimin se janë plotë 385 dollarë për impiantin e përpunimit të mbetjeve.

JOQ.al

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Video

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top