Connect with us

Nëna ime e tradhton babanë tim!

Kuriozitete

Nëna ime e tradhton babanë tim!

“Ende nuk mund të besoj se si e zura nënën time në ordinancë, ngujuar me mjekun. Aso kohe sapo i kisha mbushur të njëzetat, ndërsa ajo ishte rreth të pesëdhjetave. Me nënën time ai punonte në të njëjtin repart të Spitalit të Prishtinës, ndërkaq babai im kishte shumë besimin në gruan e vet, pra në nënën time, madje edhe atëherë kur ai shkonte për mall në Turqi e nuk kthehej një javë të tërë”, shkruan për portalin tonë, “Kosovarja”, H.

As që më kishte shkuar mendja ndonjëherë se do e zija në flagrancë nënën time, duke bërë dashuri me kolegun e punës. Në fakt, mund të logjikoja se nënën dhe mjekun mund t’i lidhte diçka edhe intime, por kurrë nuk mund të nuhasja diçka të ngjashme ndërmjet tyre. Babai im ishte i civilizuar dhe kurrë nuk e kisha dëgjuar të grindej me nënën time. Andaj, asnjëherë nuk kam guxuar t’i tregoj babait për nënën time, sepse e kam ditur se nuk do t’më besonte për atë që kisha parë me sytë e mi.

Si e pash mjekun me nënën time në ordinancë?
E kuptova mirë se nëna ime ishte me mjekun brenda atë ditë kur shkova te ajo në spital dhe në derën e saj shkruante: “Jemi në pauzë”. Më shkoi menjëherë në mendje se çka ishin duke bërë ata në ato çaste. U afrova afër derës dhe veshin e mbështeta për dere. Nuk dëgjohej asnjë fjalë, përveç disa ofshamave. Dhe, e bindur se ata të dy janë brenda, vendosa të qëndroja aty derisa ta hapnin derën, qoftë edhe në mbrëmje.
Pas nja një ore ngadalë u dëgjua rrapëllima e çelësit teksa e hapnin derën. Kur kuptova se dera tashmë nuk ishte e kyçur, e kapa rezën dhe e hapa derën. Ajo qëndronte shtrirë në shtratin e ordinancës, kurse ai para pasqyrës i krihte flokët e shkapërderdhur. Kur më panë i mbyllën sytë me duar dhe nuk folën gjë.
Unë, e zhgënjyer shumë në nënën time, përnjëherë dola jashtë pa folur, madje, asnjë fjalë…

Rastin e mbajta në fshehtësi
Në shtëpi nuk i tregova babait se çka kisha parë, por vazhdoja ta mbaja ngjarjen në fshehtësi. Mjeku vinte në shtëpinë tonë, rrinte dhe pinte çaj me babanë, i cili as që dinte se çka bënte gruaja e tij me të. Sa herë që vinte mjeku në shtëpi më përpinte me sy, e që më shtynte ta urreja edhe më shumë. Tashmë, si dukej, radhën e kisha unë. E, që t’ia thyeja turinjtë mirë, i thashë se do i tregoj babait se i kam parë me nënën në ordinancë. Kjo bëri që prej atij momenti ai të mos vinte më në shtëpinë tonë, kurse çka bëjnë në ordinancë nuk e di, meqë më kurrë nuk kam shkelur në derën e spitalit ku punon nëna ime.

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Kuriozitete

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top