Një hulumtim me personat që kanë diabetin e tipit 2, është zbuluar se beqarët kanë dy herë më shumë gjasa të jenë mbipeshë, se sa ata që janë të martuar.

Studiuesit nga Universiteti i Oklahomas, gjithashtu, kanë gjetur se meshkujt e martuar kanë më pak gjasa të vuajnë nga sindroma metabolike, e cila është një kombinim mes diabetit, presionit së lartë të gjakut dhe mbipeshës, të cilat dëmtojnë venat e gjakut.

Ekspertët mendojnë që njerëzit që janë në marrëdhënie dashurie kanë më shumë gjasa të hanë shëndetshëm, të pinë ilaçet e tyre e rekomanduara nga mjeku dhe të shkojnë tek mjeku nëse sëmuren.