Lajme
Jo vetëm eklipsi/Koha me shi mbulon Shqipërinë, çdo të ndodhë sot në vend?
Gjatë natës pritet përmirësim i kushteve atmosferike në të gjithë vendin.
Sipas MeteoAlb, për sa i përket temperaturave të ajrit, do të pësojnë rënie me 2 gradë celcius në të dy vlerat ekstremale të ditës. Temperaturat maksimale do të shkojnë deri në 34 gradë celcius ndërsa ato minimale në 19 gradë.
Era do të fryjë mesatare gjate ditës por deri e fortë gjatë natës duke arritur shpejtësinë 45 km/h nga drejtimi Jugperëndimor, për pasojë në brigjet detare do të gjenerohet dallgëzim deri në 3 ballë.