Connect with us

SHTATORJA E SKËNDERBEUT DO TË VENDOSET EDHE NË PARIS

Lajme

SHTATORJA E SKËNDERBEUT DO TË VENDOSET EDHE NË PARIS

Një shtatore me lartësinë rreth 5 metra pritet të ngrihet në një shesh të Parisit, i cili që nga viti 1977 mban emrin e heroit tonë kombëtar Gjergj Kastriotit Skënderbeut.

Për realizimin e kësaj vepre në sheshin e quajtur Skanderbeg të zonës 19 të Parisit është përzgjedhur skulptori i talentuar shqiptar Agim Rada.

Ai pohon se sapo ka përfunduar punën me bocetin. Për pak ditë Agim Rada do të nis të modelojë edhe statutujën në lartësinë reale.

Skulptori nuk e ka konceptuar Skënderbeun që të jetë thjesht një luftëtar me një shpatë në dorë e që ka mundur turqit, por me të gjitha dimensionet e tij si një nga figurat më të njohura historike në Europë, njofton Kultplus.com

Ndër 10 bocetet që ka bërë skulptori Veli Rada ka zgjedhur atë ku Heroi ynë Kombëtar qëndron me kokën lart. Me këtë imazh skulptori synon të paraqesë vizionin largpamës të Skënderbut të Parisit.

Në shtatoren e Skënderbeut nuk do të mungojë edhe kryqi e shqiponja, simbol i stemës së Kastriotëve. Shtatorja me lartësi rreth 5 metra e Skënderbeut pritet të vendoset në Paris rreth muajit nëntor të këtij viti.

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Lajme

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top