Connect with us

Zbardhet skema që përdorin prindërit shqiptarë për të lënë fëmijë rrugëve të Gjermanisë dhe Francës

Lajme

Zbardhet skema që përdorin prindërit shqiptarë për të lënë fëmijë rrugëve të Gjermanisë dhe Francës

Katër shtetas janë vendosur nën hetim për braktisje të të miturve, pasi, siç rezulton, ata janë rikthyer duke i lënë fëmijët jashtë vendit me qëllim azilin..

Ata u ndalën në aeroport nga ku më herët kishin kaluar së bashku me fëmijët. Një raport i policisë italiane flet se çdo muaj, mesatarisht 70 të mitur shqiptarë dorëzohen pranë shërbimeve sociale duke u vetëdeklaruar të braktisur nga prindërit.

Ndihmëskomisionerja për mbrojtjen e të miturve pranë Avokatit të Popullit, Matilda Tyli thotë se të njëjtën skemë prindërit shqiptarë po e përdorin për fëmijët e tyre edhe në Britani dhe Francë.

Janë fëmijë që nuk vijnë nga shtresat në nevojë. Janë fëmijë që kanë shkuar për të ndjekur një shkollë dhe për të garantuar jetesën e tyre të mëtejshme”, -shpjegon Tyli.

Deri më tani, Gjykata e Tiranës ka dënuar dy shtetas, pasi, sipas hetimeve, rezultojnë nga sistemi TIMS të kenë udhëtuar jashtë vendit me fëmijët e tyre, por janë kthyer pas pa ta.

Gjenden në vendet e Bashkimit Europian, kërkojnë ndihmë për mbështetje dhe shërbime sociale. Deklarohen të braktisur dhe thonë që jetojnë në kushte të vështira”, thotë më tej Tyli.

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Lajme

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top