Lajme
“Nevrikoset” Irma/ Cikloni më i fuqishëm se kurrë, paralajmërohet katastrofë
Irma është forcuar sërish dhe është përsëri një stuhi e kategorisë 5 pas zbarkimit në Kubë. Me erërat maksimale prej 260 kilometrash, cikloni do të vazhdojë rrugën e tij përgjatë bregut në veri të ishullit, ku ka detyruar të evakuohen më shumë se një milion njerëz.
Zhvendosja ka ndodhur pas mbërritjes në ishullin Gran Inagua, në jug të Bahamas. Ai pritet të vazhdojë të shkojë në veri të Floridës, ku do të vijë të dielën në mëngjes.
Të paktën 19 njerëz kanë vdekur: nëntë në ishujt francezë të Shën Martinit dhe Shën Bartolomeut, një në pjesën holandeze të Shën Martinit, katër në Ishujt e Virgjër Britanikë, tre në Porto Riko, një në Barbuda dhe një në ishullin Britanik të Anguilla.