Connect with us

Vdiq në operacion gjatë lindjes, “shpërthen” daja i 28-vjeçares: Faji i doktorëve, jemi të shokuar

Lajme

Vdiq në operacion gjatë lindjes, “shpërthen” daja i 28-vjeçares: Faji i doktorëve, jemi të shokuar

Jemi të shokuar, askush nuk po na jep përgjigje. Të vdesë vajza e re në lindje, kjo është e rëndë”-deklaroi me lotësh daja i Elda Beqos, 28-vjeçarja e cila humbi jetën sot gjatë lindjes në Vlorë.

E reja solli në jetë fëmijën e saj, ndërsa vetë nuk mundi t’ia dilte operacionit, pas një infarkti. Të shokuar nga lajmi i hidhur familjarët e nënës së dy fëmijëve kanë akuzuar mjekët për mjekim të pakujdesshëm, ndërsa bëjnë thirrje që të hetohet ngjarja. Mes të tjerash daja i viktimës pohon se vajza nuk ka vuajtur nga asnjë sëmundje.

Ça thonë që ka vdekur dhe e kanë çuar në morg. S’po merret vesh ça ka ndodhur. As na jep njeri përgjigje. S’po merret vesh. Jemi të shokuar, faji i doktoratës. Ça po bëhet në këtë dynja, s’po merret vesh. Nuk dihet ça po ndodh. Të vdesë vajza e re në lindje, nuk po merret vesh. Ka qenë në rregull, nuk ka pasur asnjë shqetësim. E ka fëmijën e dytë këtë”,-tha daja, ndërsa nuk i mbante dot lotët.

Elda Beqo humbi jetën sot pas një infarkti gjatë lindjes, bazuar tek pohimet e mjekëve të maternitetit të Vlorës.

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Lajme

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top