Lajme
Kishte planifikuar të hidhte në erë Ballkanin, 26-vjeçarit shqiptar i ndodh gjëma në Siri
Që prej nisjes së konfliktit në Siri nuk kanë qenë të paktë shqiptarët që janë rreshtuar në rradhët e ISIS. Madje disa prej tyre kanë qenë “kokat” që kanë urdhëruar sulme terrorsite.
Kujtojmë këtu Lavdërim Muhaxherin, djalin nga Kosova i cili dukej se ishte si kapo në një grup të caktuar, i cili u tha se u vra disa muaj më parë, por një gazetë zvicerane shkruan për një tjetër shqiptar të vrarë nga sulmet ajrore të Shteteve të Bashkuara.
Shqiptari njihej si “007 e Ballkanit” dhe ishte vetëm 26-vjeç. Sipas gazetës ‘Sonntags Zeitung’, 26-vjeçari quhej Orhan Ramandani. Ai ka qenë njëri ndër luftëtarët e rangut më të lartë të ISIS.
26-vjeçari ka pasur lidhje të forta edhe me Qëndrim Ramadanin, i dënuar me burg të përjetshëm në Turqi për aktivitetet në shërbim të ISIS-it.
Mendohet se i riu shqiptar do të shkatërronte Ballkanin. Sipas të dhënave të zviceranëve, mësohet se shqiptari i ISIS luante rolin e agjentit sekret për çështjet e ISIS në Ballkan.