Connect with us

Ekzekutohet me dy plumba 24-vjeçari shqiptar në Itali

Lajme

Ekzekutohet me dy plumba 24-vjeçari shqiptar në Itali

Një 24-vjeçar shqiptar u plagos me armë zjarri rreth orës dy të mëngjesit në një lokal në Brianza të Italisë.
I riu, me kombësi shqiptare me inicialet I.B., u shoqërua në spitalin e Desios nga një bashkatdhetar i cili ishte me të në momentin e agresionit.

24-vjeçari nuk mundi t’i mbijetonte plagëve dhe për pasojë ka vdekur pasi ka mbërritur në spital me dy plumba.

Mediat italiane shkruajnë se, nga rrëfimi i shokut të 24-vjeçarit kanë dalë në përfundim se ngjarja është mbushur plot mister.

Sipas asaj që ka thënë shoku i 24-vjeçarit, ekzekutimi ndodhi gjatë qëndrimit në një makinë pranë një klubi nate në Brianza, pranë Milanos-Meda, kur një makinë i rrethoi ata dhe një person hapi zjarr ndaj 24-vjeçarit shqiptar, duke u larguar më pas me vrap.

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Lajme

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top