Lajme
Vjen shiu! Ky është parashikimi për ditën e nesërme
Pjesa më e madhe e vendit, gjatë ditës së nesërme, paraqitet me kthjellime dhe vranësira të shpeshta deri pas mesditës kur vranësirat tërhiqen drejt zonave malore duke lënë ultësirën perëndimore kryesisht me kthjellime.
Sipas Meteoalb: Pasditja zhvendos vranësirat edhe nga zonat malore duke bërë që vendi të dominohet nga kthjellime dhe vranësira kalimtare deri pranë mesnatës kur pritet fuqizim i vranësirave dhe shira fillimisht në veriperëndim dhe gradualisht në gjithë vendin.
Temperaturat e ajrit do pësojnë rënie me 2 – 3°C në të dy vlerat ekstremale ditore duke bërë që maksimumi të ngjitet deri 29°C.