Connect with us

Aksident i rëndë në Greqi, përmbyset makina që drejtohej nga shqiptari (VIDEO)

Lajme

Aksident i rëndë në Greqi, përmbyset makina që drejtohej nga shqiptari (VIDEO)

Një aksident i rëndë ka ndodhur në Greqi, ku është përfshirë edhe një shtetas shqiptar.
Sipas mediave greke, aksidenti me vdekje ka ndodhur në zonën e Varkiza, ku një automjet që udhëtonte me shpejtësi të lartë humbi kontrollin dhe u përmbys.
Viktima është një 22-vjeçar grek, i cili ndërroi jetë menjëherë. Kurse i plagosur ka mbetur një shqiptar 24 vjeç. Sipas mediave lokale, dy të rinjtë udhëtonin me të njëjtën makinë.
Automjeti drejtohej nga 24-vjeçari shqiptar, i cili në një kthesë humbi kontrollin e mjetit, duke u përplasur me barrierat anësore të rrugës e më pas u përmbys. Dy të rinjtë nuk kishin vendosur rripat e sigurimit dhe gjatë aksidentit, 22-vjeçari grek doli nga dritarja e makinës duke përfunduar në rrugë.
Ndërsa, shqiptari ka mbetur i plagosur dhe ndodhet në gjendje të rëndë. Identiteti i tij nuk është bërë i ditur.
Ndiqeni videon më poshtë

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Lajme

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top