Connect with us

Berat, përdhunohet vajza 13-vjeçe pas njohjes në Facebook

Lajme

Berat, përdhunohet vajza 13-vjeçe pas njohjes në Facebook

Një 17-vjeçar është arrestuar këtë të diel i akuzuar se ka përdhunuar një vajzë të mitur.

Sipas burimeve policore, në pranga është vënë K.A., 17-vjeç, banues në qytetin e Beratit ku edhe ka ndodhur ngjarja. Burime zyrtare bëjnë me dije se ai ka kryer marrëdhënie seksuale në banesën e tij me një të vajzë 13-vjeçe.

Burime nga policia lokale thanë për “Syri.net” se autori dhe e lënduara njiheshin prej disa kohësh me njeri-tjetrin, njohje që fillimisht e kanë krijuar përmes rrjetit social Faceboook.

Madje K.A. e ka prezantuar vajzën edhe në shtëpi dhe planifikonte të fejohej me të. Ditën e djeshme, ata janë takuar në banesën e djalit, dhe aty situata ka dalë jashtë kontrollit. Pa dëshirën e të miturës, djali e ka dhunuar seksualisht.

Denoncimi nga pala e dëmtuar në komisariatin e qytetit ka bërë që policia të vihet në lëvizje, duke arrestuar autorin e ngjarjes së shëmtuar.

Mbi 17-vjeçarin K.A. rëndon akuza për veprën penale: Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me dhunë me të mitur të moshës 14-18 vjeç.

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Lajme

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top